Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrat përreth të Drenasit, ku u vranë barbarisht 275 civilë shqiptarë.
Ajo e quajti këtë ngjarje një nga krimet më të rënda të luftës dhe një plagë që ende kërkon drejtësi.
Presidentja vlerësoi qëndresën e luftëtarëve të UÇK-së, të prirë nga Ilaz Kodra, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
“Qoftë e përjetshme lavdia për dëshmorët dhe kujtimi për martirët e Drenicës”, përfundoi Osmani.