DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajqinovci-VV: LDK-ja s’po ka dëshirë të takohet dhe lëre më të diskutojë për zhbllokimin e institucioneve

1 Maj 2025
A A
Bajqinovci-VV: LDK-ja s’po ka dëshirë të takohet dhe lëre më të  diskutojë për zhbllokimin e institucioneve
Share on Facebook

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, duke iu referuar takimit Kurti- Krasniqi, tha se po diskutohet vetëm të zhbllokohet institucioni i legjislativit. Ky është hapi i parë pastaj për krijimin e qeverisë, raporton Ekonomia Online.

“Shpresoj që të zhbllokohen institucionet, në këtë rast Kuvendi i Kosovës. Kryeministri Kurti i ka dërguar ftesë dy partive opozitare, por po shohim që LDK-ja ka qëndrim kundër. Duke ditur se LDK-ja s’po ka kriter që të takohet me Porfirjen, shovinistin më të madh serb, i cili menjëherë pas takimit me kryetarin e LDK-së shkoi në Rusi, ndërsa s’po ka asnjë mundësi që të takohet me kryeministrin Kurti për të zhbllokuar institucionet. Tashmë ka takim me PDK-në dhe të presim që legjislativi të zhbllokohet dhe të kemi kryetarin e Kuvendit, në këtë rast Albulena Haxhiu… Jo (koalicion qeverisës LVV-PDK). Mendoj se po diskutohet vetëm të zhbllokohet institucioni i legjislativit. Ky është hapi i parë pastaj për krijimin e qeverisë”.

“Nuk e di vetëm dy partive më të madhe opozitare. Një herë i është dërguar ftesa LDK-së më herët dhe PDK-së dje. Por po e shohim që LDK-ja s’po ka dëshirë të takohet dhe lere më të diskutojë për zhbllokimin e institucioneve. Këtu po shihet për çfarë parti institucionaliste e kemi LDK-në, duke ditur se në kohën e Isa Mustafës ka pasur më shumë kundërshtime dhe prapë kemi arritur të kemi një koalicion. Ndërsa sot e kemi një kryetar që nuk dëshiron të takohet me kryeministrin Kurti në asnjë formë”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 023)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com