DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kamberi: Deklarata e Branislav Krstiqit për heroin Bunjaku është fyese dhe përpjekje për të amnistuar terrorin

1 Maj 2025
A A
Gazetari Kërstiq: Banjska ishte njëlloj shfaqje, Afrim Bunjaku nuk është vrarë (VIDEO)
Share on Facebook

Aktivistja e shoqërisë civile në Kosovë, Kaltrina Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të gazetarit dhe analistit serb Branislav Krstiq në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, ku ai relativizoi sulmin terrorist në Banjskë dhe në mënyrë tronditëse e cilësoi vdekjen e policit të vrarë Afrim Bunjaku si “dëm anësor”.

“Kur një njeri që jeton mes nesh e quan vdekjen e një polici teKosoves që ra në krye të detyrës ‘dëm anësor’, atëherë nuk kemi të bëjmë me analizë, por me çnjerëzim. Afrim Bunjaku nuk ishtestatistikë! Ai ishte një njeri, një bashkëshort, një baba, një bir. Ai dha jetën për të mbrojtur rendin dhe sigurinë tonë”, tha Kamberi, me ton të theksuar emocional.

Në vend që të dënojë sulmin e armatosur ndaj Policisë sëKosovës – një akt i njohur ndërkombëtarisht si terrorist – Krstić, sipas Kamberit, përpiqet ta zhvendosë fajin te viktima.

Ai madje sugjeroi se Bunjaku kishte përgjegjësi për vdekjen e vet, duke e fajësuar për “mungesë profesionalizmi”.

Kjo, tha Kamberi, është jo vetëm një fyerje ndaj një jete të humbur, por një përpjekje përtë larë ndërgjegjen e agresorëve dhe për të justifikuar dhunën.

“Kur viktima kthehet në fajtor dhe agresori në ‘të keqkuptuar’, atëherë jemi përballë propagandës më të rrezikshme, asaj qësynon të na bëjë të harrojmë çfarë është e drejtë dhe çfarë ështëe gabuar,” shtoi Kamberi. “Kjo nuk është çështje politike, por njerëzore.”

Ajo paralajmëroi se diskurse të tilla jo vetëm që dëmtojnë të vërtetën, por edhe plagosin rëndë paqen e brishtë në veri tëKosovës.

“Nuk mund të kemi paqe nëse heshtim përballëjustifikimit të krimit dhe nëse lejojmë që viktimat të fyhen edhepas vdekjes”.

Në fund, Kaltrina Kamberi apeloi për kujdes dhe përgjegjësi ngatë gjithë ata që flasin në emër të analizës publike:

“Të paktën, mos ua merrni nderin atyre që e dhanë jetën për ne. E kemi përborxh si shoqëri”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 817)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (192)
  • Sport (451)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com