DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Trump dhe Zelensky reagojnë pas arritjes së marrëveshjes për mineralet

1 Maj 2025
A A
Trump: As me ndihmën tonë Ukraina mund të mos i mbijetojë luftës
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kanë folur për marrëveshjen historike rreth burimeve të minerale ukrainase, duke e quajtur atë një rezultat kyç të takimit të tyre privat të fundit në Vatikan.

Duke folur të martën mbrëma, Trump konfirmoi përfshirjen amerikane në një vend të rëndësishëm të mineraleve në Ukrainë, duke përmendur përfitime strategjike dhe ekonomike.

“Kemi një prani amerikane në terren – kjo ndihmon mbajtjen larg të elementëve të rrezikshëm nga vendi ose të paktën nga zona”, deklaroi lideri amerikan.

Marrëveshja, e nënshkruar vetëm disa orë më parë, konsiderohet si rezultati i parë konkret nga dialogu i papritur mes dy liderëve gjatë funeralit të Papa Françeskut në Vatikan.

Pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara në të kaluarën – përfshirë përplasjen e tyre të njohur në Zyrën Ovale – Zelensky e quajti takimin në Vatikan si “historik”.

“Biseduam me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për gatishmërinë tonë për të përmbyllur një marrëveshje. Në fakt, tashmë kemi rezultatin e parë të takimit në Vatikan, gjë që e bën atë vërtet historik. Jemi në pritje të rezultateve të tjera nga biseda jonë”, tha lideri ukrainas, shkruan skynews.

Sipas Zelenskyt, marrëveshja nuk do t’i shtojë Ukrainës ndonjë barrë borxhi. Përkundrazi, do të krijohet një “Fond Rimëkëmbjeje”, për të tërhequr investime në sektorët minerar dhe të infrastrukturës në Ukrainë.

Marrëveshja synon të sjellë përfitime ekonomike për të dyja vendet, ndërsa forcon mbrojtjen kombëtare të Ukrainës përmes bashkëpunimit strategjik dhe pranisë amerikane në vend.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 743)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com