DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kica-Xhelili: Nuk kanë të drejtë ta ndryshojnë formën e votimit nga e hapura në të fshehtë, në mes të procesit

2 Maj 2025
A A
Doarsa Kica-Xhelili: LDK-në po e sulmojnë tre grupe
Share on Facebook

Lidhur me ndryshimin e procesit të votimit për kandidaten e kryetares së Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së sotme konstituive, ka reaguar deputetja e zgjedhur e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Ajo thotë se nuk kanë drejte te ndryshojnë formën e votimit nga e hapura në të fshehtë në mes të këtij procesi, transmeton Klankosova.tv.

Deputetja shton se një gjë të tillë nuk e lejon praktika parlamentare.

“JO – nuk kanë të drejtë ta ndryshojnë formën e votimit nga e hapura në të fshehtë, në MES të procesit. Praktika parlamentare nuk e legjitimon këtë. Referenca e Kushtetutës në Rregulloren e Kuvendit është një kërkesë imperative, e cila bën që Rregullorja e Kuvendit të ketë fuqi normative. Ajo nuk është vetëm njëakt i brendshëm, por një normë ndihmëse kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së Kryetarit. Se Rregullorja e Kuvendit përcakton standardin e mekanizmave procedural e ka konfirmuar vet Gjykata Kushtetuese pikërisht në lëndën në të cilën po thirret pushteti”.

“Më saktë, paragrafi 106 po aty, qartëson se derisa Kushtetuta shërben për krijimin e bazamentit strukturorë, Rregullorja e Punës shërben si mekanizëm procedural për implementimin e dispozitave kushtetuese – që nënkupton përcaktimin e formës së votimit. E Rregullorja e Punës e Kuvendit të Kosovës – e aq më shumë praktika parlamentare, nuk lejon ndryshimin arbitrar të metodës së votimit pas fillimit të procesit të votimit. E kurmendon – ju po thirreni në praktikë të Gjykatës Kushtetuese a? Po silleni si hipokritë, bllokues, propagandues dhe plotësisht të papërgjegjshëm”, ka shkruar Kica-Xhelili në Facebook.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 566)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 932)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com