DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rënia e Kosovës për 24 vende për liri të mediave, Bajrami-LDK: Pasqyrë e qasjes së Vetëvendosjes dhe Kurtit ndaj mediave

2 Maj 2025
A A
Hykmete Bajrami e publikon ligjin për qeverinë pasi Kurti dhe ministrat s’dhanë dorëheqje: Alo Albulenë
Share on Facebook

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, duke komentuar rënien e ndjeshme të Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të publikuar nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij (RSF), duke kaluar nga pozita e 75-të në të 99-tën, ndër 180 shtete të renditura, e cilësoi si alarmante.

Bajrami e lidh këtë rënie me qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti ndaj mediave.

“Ky nuk është vetëm një indeks në një raport ndërkombëtar, është pasqyrë e katër viteve ku pushteti i Kurtit ka sulmuar gazetarët, ka denigruar mediat kritike dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë”.

Bajrami tha se gjatë katër viteve të fundit gazetarët janë etiketuar si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, janë përballur me padi, kërcënime, bojkote dhe fyerje të përditshme.

“Ky diskurs sot është bërë normë dhe është rezultat i sjelljes katërvjeçare të LVV-së në pushtet. Ky diskurs e kjo sjellje është brejtësi që po shkatërron themelet e demokracisë”.

Renditja e Kosovës në vendin e 99-të në mesin e 180 shteteve aty afër me Mongolinë dhe Mozambikun, sipas Bajramit tregon se shoqëria jonë sot është më e frikësuar dhe më pak e lirë.

“Demokracia nuk ndërtohet duke heshtur gazetarët, ajo fillon pikërisht aty ku pushteti pyetet dhe përgjigjet.Derisa LVV po mban peng institucionet, si vend po degradojmë në çdo sferë. Prandaj, është me rëndësi konstituimi i institucioneve që merren menjëherë me problemet e qytetarëve dhe të gazetarëve. S’ka demokraci aty ku s’ka media të lira”.

Në fund, ajo thekson nevoja për veprime të menjëhershme për të rikthyer lirinë e shtypit në vend, duke përfshirë:

• Depolitizim i KPM-së,

• Hartimin e ligjit për KPM-në në bashkpunim me Këshillin e Evropës dhe shoqërinë civile,

• Depolitizim i bordit dhe menaxhmentit të RTK-së,

• Ngritje e buxhetit për RTK-në,

• Ashpërsim i dënimeve për ata që sulmojnë gazetarët,

• Inkurajim dhe përkrahje për gazetarinë hulumtuese, janë kontribues të mëdhenj në luftën kundër korrupsionit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 566)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 938)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com