Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për media sot nga ora 12:00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Para medieve do të flasë kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili do të adresojë rangimin e fundit të Indeksit të Lirisë së Mediave të Reporterëve Pa Kufij, njoftoi AGK-ja.