DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AKK kërkon aprovimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2026-2028

3 Maj 2025
A A
AKK kërkon aprovimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2026-2028
Share on Facebook

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar aprovimin e Kornizës Afatmesme e Shpenzimeve 2026-2028.

Sipas këtij asociacioni, komunat e Kosovës rrezikojnë të përballen me vështirësi serioze në procesin e hartimit dhe zhvillimit të rregullt të buxhetit për vitin 2026, për shkak se Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) për periudhën 2026–2028 ende nuk është miratuar, ndonëse afati ligjor për miratimin e saj ka qenë 30 prill 2025.

“Komunat, përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës, kërkojnë nga niveli qendror që të procedohet urgjentisht me vendimmarrjen në Komisionin e Granteve dhe që Qarkorja e Parë Buxhetore të dërgohet tek komunat brenda afateve të përcaktuara me ligj. Komunat e Republikës së Kosovës rrezikojnë të përballen me vështirësi serioze në procesin e hartimit dhe zhvillimit të rregullt të buxhetit për vitin 2026, për shkak se Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) për periudhën 2026–2028 ende nuk është miratuar, ndonëse afati ligjor për miratimin e saj ka qenë 30 prill 2025”.

“Sipas Ministrit të Financave, një ndër arsyet e vonesës është mungesa e anëtarit të Komisionit të Granteve, konkretisht, kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mirëpo, sipas drejtorit ekzekutiv të AKK-së, ky arsyetim nuk qëndron, pasi Komisioni i Granteve përbëhet nga 9 anëtarë dhe mungesa e njërit prej tyre nuk e pengon funksionimin e komisionit, e as nuk e justifikon bllokimin e miratimit të KASH-it”, thuhet në njoftim.

Në shkrimin e AKK-së, me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, KASH i dërgohet Kuvendit vetëm për informim dhe nuk kërkohet ndonjë vendimmarrje nga ana e tij dhe sipas tyre, kjo nënkupton që procesi mund dhe duhet të vazhdojë pavarësisht situatës në Kuvend.

“Mosmiratimi i KASH-it pamundëson zhvillimin e rregullt të procesit buxhetor në nivel lokal, duke ndikuar në përgatitjen e Qarkores së Parë Buxhetore, dokument kyç që i udhëzon komunat për të nisur hartimin e buxhetit për vitin pasues”.

“Kjo qarkore duhet t’u dërgohet komunave deri më 15 maj 2025. Vonesa në këtë fazë rrezikon të çrregullojë të gjithë ciklin buxhetor, të cenojë transparencën dhe të kufizojë përfshirjen e qytetarëve në planifikim. Duke marrë parasysh se viti 2025 është gjithashtu vit zgjedhor në nivel komunal, është jetike që institucionet qendrore të veprojnë pa vonesë”, thuhet tutje në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com