Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Grashticë të Prishtinës, ku kanë mbetur të lënduar disa persona, por asnjëri nuk është në rrezik për jetë.
Lajmin e ka konfirmuar komandanti rajonal i Njësisë së Trafikut në Prishtinë, Sylejman Halili, i cili tha se hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.
“Ka përfunduar shikimi i vendit të aksidentit. Sipas informacioneve që kemi, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën”, tha Halili