DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Britani: Arrestohen disa iranianë nën dyshimet se po planifikonin një sulm terrorist

5 Maj 2025
A A
Britani: Arrestohen disa iranianë nën dyshimet se po planifikonin një sulm terrorist
Share on Facebook

Zyrtarët britanikë kundërterrorizmit kanë arrestuar disa iranianë, nën dyshimet se po planifikonin që të sulmonin një cak të paidentifikuar në Londër, tha policia.

Policia britanike tha se pesë burra, të moshës mes 29 deri në 46 vjeç, u arrestuan të shtunën në disa zona të Anglisë nën dyshimet se po përgatisnin një akti terrorist.

Katër nga të arrestuarit janë shtetas iranianë, ndërkaq nacionaliteti i personit të pesë ende nuk është përcaktuar.

Tre burra të tjerë iranianë u arrestuan në Londër nën dyshime për vepra penale që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Ata u arrestuan si pjesë e një hetimi të ndarë, tha policia britanike.

Të gjithë të dyshuarit po merren në pyetje dhe ndaj tyre ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë.

Autoritetet thanë se nuk do të identifikojnë cakun e dyshuar të këtij komploti “për arsye operacionale”.

Komandanti Dominic Murphy, kreu i Komandës kundër Terrorizmit, tha se policia ende po punon për të përcaktuar motivin “si dhe për të identifikuar nëse mund të ketë ndonjë rrezik tjetër për publikun”.

Sekretarja për Punë të Brendshme, Yvette Cooper, tha se arrestimet ishin “ngjarje të rëndësishme që tregojnë kërkesën e vazhdueshme për të përshtatur përgjigjen tonë për kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare”.

“Qeveria vazhdon të punojë me policinë dhe agjencitë e inteligjencës për të mbështetur të gjitha veprimet dhe vlerësimet për sigurinë që janë të nevojshme për të mbajtur vendin të sigurt”, tha ajo.

Në tetorin e vitit të kaluar, kreu i shërbimit të sigurisë britanike, MI5, Ken McCallum, deklaroi se agjentët e tij dhe policia kishin trajtuar 20 plane “potencialisht vdekjeprurëse” të mbështetura nga Irani që nga viti 2022, shumica e të cilave kishin në shënjestër iranianë në Mbretërinë e Bashkuar që kundërshtojnë autoritetet në vendin e tyre./REL

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com