Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se vonesat në konstituimin e institucioneve janë të panevojshme, duke shtuar se për të dalë nga situata e krijuar duhet të gjendet rrugë përmes marrëveshjeve politike, raporton Ekonomia Online.
“Rrugët gjenden përmes marrëveshjeve politike, përmes kompromiseve, Kosova duhet ta shohë një shumicë parlamentare, nëse partia e parë nuk mund ta bëjë shumicën, atëherë le ta bëjnë të tjerët një shumicë, përgjegjësinë e kanë tri partitë e mëdha, që të marrin iniciativë për ta nxjerrë vendin nga kriza”, tha Limaj, pas dështimit të 11-të për konstituim të Kuvendit.
