DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haradinaj përuron lapidarin e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pejë: E shenjtë është liria në këtë tokë

5 Maj 2025
A A
Haradinaj përuron lapidarin e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pejë: E shenjtë është liria në këtë tokë
Share on Facebook

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Ditën e Dëshmorëve qëndroi në Zahaq të Pejës, për të përuruar lapidarin e të Dëshmorëve dhe Martirëve, ku nderoi 138 dëshmorët e Pejës dhe të gjithë ata që ranë për liri dhe dinjitet kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se liria në Kosovë është e shenjtë dhe do të jetojë për aq kohë që i qëndrojnë besnikë gjakut të derdhur për të.

“Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, pata nderin të jem në Zahaq të Pejës, në përurimin e lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve, ku nderuam 138 dëshmorët e Pejës dhe të gjithë ata që ranë për liri dhe dinjitet kombëtar, në të gjitha trevat dhe etapat e historisë sonë. Sa më shumë afrohej liria, aq më shumë shtohej intensiteti i luftës ndaj okupatorit. Në rrethinën e Istogut, trimat e Ushtrisë Çlirimtare luftonin deri në vetëmohim, duke i dhënë goditjet e fundit armikut. Po në këtë datë, 5 Maj 1999, në altarin e lirisë ra edhe Muharrem Vuthaj nga Vrella, një luftëtar që mishëronte vlerat më të larta të trimërisë dhe dashurisë për atdheun”.

“Liria në këtë tokë është e shenjtë dhe do të jetojë për aq kohë sa ne i qëndrojmë besnikë gjakut të derdhur për të. Heroizmi dhe sakrifica e Dëshmorëve të Kombit do të jenë gjithmonë udhërrëfyes në shtetndërtimin tonë dhe në forcimin e faktorit shqiptar si garantues i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka shkruar i pari i AAK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 122)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com