Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash këtë javë.
Ai tha se rrebeshe parashihen më së shumti të premten dhe të shtunën.
“Temperaturat zbresin, ndoshta edhe për 5 gradë celsius”, tha ai, duke parashikuar përkeqësim të motit në fundjavë.
Mendim Rugova tha se temperaturat mund të biejnë “deri në 16-17 gradë, eventualisht deri në 13 gradë celsius”.