Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë ditës foli shkurt për krijimin e institucioneve të reja.
Ai u pyet pas vënies së gurthemelit të objekteve për banim të përballueshëm dhe social në Gjilan.
“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës. Edhe kjo është punë për analistë. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose Vetëvendosje vazhdojmë tutje”, tha Kurti.