DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Molliqaj: Propozimi i Abdixhikut nuk është rrugë përpara, është mungesë e gatishmërisë për të marrë përgjegjësi

6 Maj 2025
A A
Molliqaj, Kurtit: Skenderaji 8.5% buxhet vetanak? S’fol për komunat ‘e tij’, Podujeva veç 6%
Share on Facebook

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas refuzimit që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i bëri ftesës së kryeministrit Albin Kurti për koalicion, duke propozuar në vend të saj një Qeveri Tranzicionale. Në një postim në Facebook, Molliqaj e cilësoi refuzimin si të drejtë vetën në “kuadrin e një rruge plot mjegull e abstenim.”

Molliqaj kritikoi propozimin për një qeveri tranzicionale, duke e quajtur një zgjidhje të pamundur dhe kontradiktore. Sipas tij, është pamundshme të besohet se një lider autoritar do ta dorëzonte pushtetin përmes konsultimeve..

“LDK po e propozon një Qeveri Nacionale të Tranzicionit. Sipas tyre, pas takimeve e konsultimeve të partive shqiptare dhe atyre nga komunitetet joshumicë, rruga përpara është thjesht pajtimi për një ekzekutiv pa Albin Kurtin. Nëse i marrim vlerësimet e Abdixhikut për punën katër vjeçare të Kurtit, dhe i vendosim ato përballë “zgjidhjes” së ofruar, do të shihnim së paku një kontradiktë logjike.

Dikush që e sulmon demokracinë, që cënon fjalën e lirë, që kapë insitucionet e pavarura nuk ta dorëzon pushtetin përmes konsultimeve. Cili autokrat e ka dorëzuar pushtetin në tavolinë? Asnjë deri sot.

Abdixhiku nuk ka iluzione. Ky propozim nuk është rruga përpara. Çfarë shohim në formë propozimi, në fakt është një mungesë: mungesa e gatishmërisë për të marrë përgjegjësi. Quhet shumicë parlamentare e opozitës së kaluar që e krijon Qeverinë e re,” tha Molliqaj mes tjerash.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com