DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ali Ahmeti: Forcat politike në Kosovë kanë energji për gjetje të shtegdaljes

7 Maj 2025
A A
Ali Ahmeti: Forcat politike në Kosovë kanë energji për gjetje të shtegdaljes
Share on Facebook

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, duke komentuar ecuritë drejt formimit të institucioneve të reja të Kosovës, tha se pavarësisht nga sfidat, Kosova po kalon nëpër një proces të natyrshëm demokratik.

Ahmeti tha në një intervistë për Ekonomia Online se beson se forcat politike në Kosovë do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike.

“Kosova nuk ka luftuar vetëm për çlirim nga pushtuesit, por edhe për demokraci të mirëfilltë,” tha Ahmeti.

Ai shtoi se dështimet e seancave nuk janë as tragjedi, as turp, por pjesë e rrugëtimit të një shteti që po forcon themelet e tij demokratike.

“Kosova ka aq energji që pas disa përpjekjeve të konstituohen organet e shtetit, mirëpo ne nuk kemi luftuar vetëm për liri dhe për të çliruar nga pushtuesit, por kemi luftuar edhe për demokraci. Kjo është demokracia e mirëfilltë në Kosovë. Besoj që forcat politike do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike. Për mua nuk është edhe aq tragjike, që aq shumë po e dëgjoj nëpër mediume. Nuk është asnjë turp i Kosovës”, tha ai.

Ahmeti tha se forcat politike në Kosovë kanë energji të mjaftueshme për të ndërtuar konsensus, në frymën e një demokracie të vërtetë, ku edhe pozita, edhe opozita, gjejnë vendin e merituar.

“Kosova po shihet se po zhvillon një demokraci autentike, një demokraci të mirëfilltë dhe forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes. Kjo është demokracia dhe përpjekjet maksimale që bëhen që opozita të fitojë pozicionin e vet dhe pozita t’i ruajë pozitat e veta. Kjo është formula e demokracisë. Ta shohim se si do ta arrijnë zgjidhjen përfundimtare”, tha për EO, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 563)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 830)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (334)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com