DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Elbert Krasniqi: Propozimi i Abdixhikut për qeveri tranzicioni s’është në frymën multietnike, ai i fton vetëm partitë shqiptare

7 Maj 2025
A A
Elbert Krasniqi: Propozimi i Abdixhikut për qeveri tranzicioni s’është në frymën multietnike, ai i fton vetëm partitë shqiptare
Share on Facebook

Partitë e komuniteteve joshumicë në Kosovë kritikuan propozimin e kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku për qeveri të tranzicionit që e bëri një ditë më parë , raporton Ekonomia Online.

Deputeti Elbert Krasniqi tha se Abdixhiku i ka ftuar vetëm subjektet politike shqiptare, duke i përjashtuar përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë, duke cilësuar si qasje përjashtuese dhe jo në frymën multietnike të Kosovës.

“Ne përfaqësuesit e subjekteve politike të komuniteteve joshumicë në Kosovë jemi si zakonisht për formimin e institucioneve sa më parë dhe sa më shpejt, në mënyrë që të ketë stabilitet dhe qëndrueshmëri përfaqësimi edhe në Kuvendin e Kosovës, por edhe në Qeverinë e Kosovës. Po i përcjellim me vëmendje krejt këto zhvillimet e fundit. Na duhet t’i themi dy gjëra: ne si parti politike të bashkuar në një grup politik kemi një vërejtje të madhe në deklaratën për media të zotëri Lumir Abdixhikut, i cili i bën thirrje vetëm subjekteve politike shqiptare dhe përjashton përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës. Jo nga fakti që po presim një ftesë për t’ ju përgjigjur, mirëpo kjo qasje përjashtuese nuk është në frymën e Republikës së Kosovës, nuk është frymën multietnike të Kosovës dhe për këtë duhet të kemi një vërejtje të drejtpërdrejtë”, tha Krasniqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 164)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com