DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vuçiq në Moskë, reagon Zyra e Osmanit: Udhëtimi konfirmon afërsinë e tij me regjimin agresor të Putinit

7 Maj 2025
A A
Osmani: Ligji për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së është gati, por presim konstituimin e Kuvendit
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkuar në Moskë, për të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq.

Gjithashtu, Vuçiqi ka planifikuar një takim dypalësh më 9 maj me presidentin rus, Vladimir Putin, sipas njoftimeve nga Kremlini.

Për këtë vizitë, ka reaguar Presidenca e Kosovës, duke thënë se udhëtimi i Vuçiqit në Moskë konfirmon lidhjen e tij ideologjike me regjim autokratik dhe agresor, si ai i Putinit.

Këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka deklaruar se ky udhëtim është një shenjë e qartë e orientimit të Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike dhe një tregues i mundshëm i vazhdimit të veprimeve destabilizuese të Vuçiqit ndaj rajonit.

“Vizita e ish ministrit të Millosheviqit, Vuçiq në Moskë, konfirmon jo vetëm afërsinë ideologjike të tij me një regjim autokratik e agresor si ai i Putinit, por edhe orientimin e Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike. Po ashtu është tregues se Vuqiçi do të vazhdojë veprimet destabilizuese kundër rajonit tonë, me bekimin e Moskës”.

“Kjo vizitë le të shërbejë si një kambanë alarmi edhe për të gjithë ata përfaqësues evropian, të cilët mbështesin pakusht Vuçiqin me shpresën se ai do të kthehet kah perëndimi. Vuçiqi në Moskë e në shërbim të plotë të Putinit është edhe rezultat i politikave akomoduese, të cilat i përdorin shumë politikanë perëndimor ndaj tij, duke injoruar veprimet e tij destabilizuese ndaj fqinjve, të cilat i ngjajnë atyre të viteve të 90-ta”, ka thënë Kupina.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 538)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com