Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron absolutisht të ngushtëm dhe shantazhues nismën e VV-së për votimin e vendimit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, marrë parasysh faktin që Kosova sapo ka kaluar këtë proces dhe sapo ka konstituuar legjislaturën e re.
Tutje reagimi i plotë nga LDK-ja.
Lidhja
Demokratike e Kosovës ka përcjellë me vëmendje nismat e orëve të fundit të
deputetëve të pushtetit dhe e konsideron absolutisht të ngushtëm vendimin për
ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, marrë parasysh faktin që Kosova sapo ka
kaluar këtë proces dhe sapo ka konstituuar legjislaturën e re.
LDK
vlerëson lart konributin e mërgimtarëve tanë në të gjitha etapat e
shtetndërtimit të Kosovës dhe beson se secili qytetar i saj, kudo që është,
duhet ta ketë të drejtën për të zgjedhur dhe për të votuar.
Prandaj,
një e drejtë e tillë, dhe një ligj kaq i rëndësishëm, nuk guxon të shndërrohet
në mjet shantazhi politik të brendshëm. LDK e vlerëson të ngutshëm dhe
shantazhues veprimin e sotëm për ta sjellë në votim pa një dakordim paraprak,
pa në diskutim adekuat dhe pa një debat të gjerë, njërin ndër ligjet më të rëndësishme
në Republikën e Kosovës.
Përpjekja
për procedim të jashtëzakonshëm të Ligjit të Zgjedhjeve, në seanca të
jashtëzakonshme dhe atë para formimit të institucioneve, nuk është as nismë me
substancë e as nismë qëllim-mirë; por, është shantazh i pushtetit. Është
shantazh mbi arrogancën e numrave, në vend të stabilitetit politik, i cili i
kontribuon tërësisht mosbesimit, sjelljes jokorrekte dhe jostabilitetit.
Pushteti
i sapoardhur, do të duhej që gjithë energjinë e vet ta drejtojë tek zgjerimi i
koncensusit; sidomos kur një koncensus i tillë ishte i mundshëm. Shantazhi e
kërcënimi për zgjedhje, ndërsa, mbesin mjete që qëllimisht nuk duan zgjidhje
por zgjedhje. Në vend të adresimit të problemeve jetike për vendin tonë, në
vend të menaxhimit të pandemisë e vaksinimit të popullsisë, në vend të
stabilitetit politik kaq të domosdoshëm, pushteti po kërkon rrugën më të rëndë
të vendit.