Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, tha se do të vazhdojnë përpjekjet që të themelojnë Komisionin, i cili do ta ketë mandatin të verifikojë votat për kandidaten për kryetare të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
“Në çdo ditë vijmë me vullnet pozitiv me shpresë që edhe partitë e tjera do të reflektojnë për nevojën që Kosova të ketë institucione. Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që të themelojmë Komisionin, i cili do ta ka mandatin të verifikojë votat për kandidaten tonë për kryetare të Kuvendit. Sa i përket emrit, shefja e grupit të LDK-së mendoj që ishte e sinqertë. Ajo deklaroi se për asnjë emër që është propozim i VV-së ata nuk e votojnë. Gjithë kjo zhurma ose tentativa që të identifikohet se Albulena Haxhiu është problemi theksoj se nuk është problemi. Unë besoj që me logjikën e njëjte vetëm se po bëjnë përpjekje për të luajtur lojën e përçarjes”, tha Peci.
