DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ukraina thotë se ka zbuluar një rrjet hungarez të spiunazhit, arreston dy të dyshuar

9 Maj 2025
A A
Macroni i del në mbrojtje Zelenskyt
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia kryesore e sigurisë e Ukrainës tha se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga Hungaria që po kërkonte informacione të ndjeshme për mbrojtjen ushtarake dhe opinionin publik në rajonin perëndimor të Zakarpatias, i cili kufizohet me Hungarinë dhe ka një popullsi të konsiderueshme me prejardhje hungareze.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha më 9 maj se ka arrestuar dy persona të dyshuar si agjentë në Zakarpatia –dhe pretendon se njeriu që i udhëhiqte ata është një punonjës i inteligjencës ushtarake hungareze.

SBU-ja tha se kjo është hera e parë që Ukraina zbulon një rrjet hungarez të spiunimit duke punuar për ta minuar sigurinë e vendit.

Ky njoftim vjen mes tensioneve midis Ukrainës dhe Hungarisë, ku kryeministri Viktor Orban ka ruajtur marrëdhënie të ngrohta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ka kundërshtuar sanksionet ndaj Kremlinit, pavarësisht luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Hungaria e ka mbrojtur Kievin në përpjekjet e tij për t’u mbrojtur shumë më pak sesa shumica e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Zhvillimi lidhet gjithashtu me situatën e ndërlikuar në Zakarpatia, ku kritikët e Kremlinit thonë se Rusia ka kërkuar të nxisë tensione midis hungarezëve etnikë dhe autoriteteve ukrainase.

Qëllimet e supozuara të rrjetit ishin “mbledhja e të dhënave për mbrojtjen ushtarake të rajonit të Zakarpattias, kërkimi i pikave të dobëta në mbrojtjen tokësore dhe ajrore të rajonit, si dhe studimi i pikëpamjeve shoqërore dhe politike të banorëve vendas”, përfshirë mënyrën se si ata mund të reagojnë “nëse forcat hungareze hyjnë në rajon,” thuhet në deklaratën e SBU-së.

Zyra e kryeministrit hungarez dhe Ministria e Mbrojtjes nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të REL-it për koment.

I pyetur për deklaratën ukrainase, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, i tha televizionit ATV se Hungaria ka marrë asnjë njoftim zyrtar për rastin nga Ukraina dhe se për momentin, “kjo duhet të trajtohet si propagandë që duhet të trajtohet me kujdes”.

“[Përveç] luftës fizike [në Ukrainë], po zhvillohet edhe një luftë propagandistike”, tha Szijjarto. “Është e qartë se propaganda antihungareze përdoret shpesh në Ukrainë, propagandë kjo që në shumë raste ka rezultuar se nuk ka asnjë bazë”.

SBU-ja tha se një nga të dyshuarit është një ish-ushtar 40-vjeçar nga rrethi Berehove i Zakarpatias – ku jeton pakica etnike hungareze e Ukrainës prej rreth 100.000 vetash. Ai ishte rekrutuar në vitin 2021, dhe është përdorur nga drejtuesi i supozuar në shtator 2024.

SBU-ja pretendon se ka dokumente si dëshmi që tregojnë se i dyshuari po mblidhte informacion mbi vendndodhjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase dhe kapaciteteve të tjera ushtarake.

I dyshuari tjetër, një grua, është ish-anëtare e Forcave të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, e cila dha dorëheqjen nga njësia e saj më herët këtë vit, thuhet në deklaratë.

Emrat e të dyshuarve nuk janë bërë të ditur./rel

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 717)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com