DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Armët e ftohta permanente ndër nxënës, kërkohet qasje konkrete ndaj këtij shqetësimi

10 Maj 2025
A A
Armët e ftohta permanente ndër nxënës, kërkohet qasje konkrete ndaj këtij shqetësimi
Share on Facebook

Përballë një rritjeje shqetësuese të rasteve të vrasjeve dhe dhunës në vend, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, vlerëson se siguria publike po shkon drejt përkeqësimit dhe kërkon ndërhyrje urgjente institucionale për të parandaluar thellimin e krizës.

Shala në intervistë për Ekonomia Online tha se krahas analizimit të mënyrës së kryerjes së veprave, duhet të shqyrtohen edhe shkaqet që shtyjnë personat drejt këtyre akteve. Sipas tij, një qasje gjithëpërfshirëse institucionale është e domosdoshme.

“Tani më mund të konstatojmë një fakt: siguria publike është duke agravuar. Pra, aktivitetet, të cilat kanë të bëjnë me vrasje janë në rritje e sipër dhe ne do të duhej që të fokusoheshim në gjetjet e elementeve shtytës. Të dihet se a janë duke u kryer nga arma e zjarrit apo janë duke u kryer nga mjetet e ndryshme të mprehta, thika dhe gjësende të tjera. Njëkohësisht, do të duhej analizuar shkaqet që kanë shtyrë personat në fjalë të kryejnë aktivitete të tjera: a janë të ngjashme, a kanë analogji njëra me tjetrën dhe më pastaj të nxirret një konkluzion konkret, i ndërmarrë si veprim institucional, duke filluar nga zyrat këshilluese në nivelin komunal që do të duhej të organizoheshin dhe të ristrukturoheshin, njëkohësisht duke i bashkërenduar veprimet me policinë në komunitet, prokurorinë, gjyqësorin që dalëngadalë të përmblidhet çështja e minimizimit dhe marrjes së masave preventive sa i përket aktiviteteve që kanë të bëjnë dhe ndërlidhen me çështjen e vrasjeve”, tha ai.

Shala shpreh shqetësimin për përdorimin në rritje të armëve të ftohta, si thikat, në mesin e të rinjve, veçanërisht në shkolla, të cilat shpeshherë përdoren për qërim hesapesh.

“Armët e ftohta janë permanente, jo vetëm në shoqëri, por edhe në nivele të pjesës së rinisë kosovare. Këto armë të ftohta kryesisht tanimë janë duke u përdorur si mjete për qërim të hesapeve, ndaj të cilave do të duhej që edhe mekanizmi edukativ këshillëdhënës, pra shkollat dhe drejtoritë komunale të arsimit në nivel vendi të hartojnë një procedurë standarde operative se si t’i qasen këtij problemi, duke minimizuar që nxënësit, të rinjtë të mos bartin armë të ftohta gjatë procesit edukativo-arsimor”, tha Shala.

Ai gjithashtu kritikoi mungesën e rolit aktiv të Shërbimit Sprovues të Kosovës, i cili, sipas tij, ka potencial për të kontribuar në riedukimin dhe riintegrimin e kryesve të veprave penale në shoqëri, por mbetet në hije në diskursin institucional.

“Ne në mekanizmin, kryesisht deklarativ i referohemi policisë, prokurorisë si organ ndjekës, gjyqësorit, i cili merret me verdiktin final, por ne më së paku i japim jehonë elementit të Shërbimit Sprovues të Kosovës. Shërbimi sprovues, i cili është një mekanizëm në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, që kryesisht merret me riedukim, risocializimin e kryesve të veprave penale nga të gjitha kategoritë e veprave penale dhe në këtë aspekt mekanizmi i Ministrisë së Drejtësisë do të duhej të fokusohej në Shërbimin Sprovues që të arrihet aktivitet i masës edukative ndaj kryesve, edhe përcjelljen në vazhdimësi që ai të risocializohet dhe riintegrohet në shoqërinë kosovare”, tha për EO njohësi i sigurisë Drizan Shala.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 254)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com