DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Surroi: Kosova dhe Serbia duhet ta pranojnë mendërisht se lufta ka mbaruar

12 Maj 2025
A A
Surroi: Interesi është çështja kyçe në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë
Share on Facebook

Publicisti Veton Surroi ka thënë se paqja e vërtetë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet pa një pranim të ndershëm dhe të thellë se luftërat kanë përfunduar.

Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me diplomatin austriak Wolfgang Petritsch, Surroi u shpreh se si Kosova ashtu edhe Serbia, por edhe vendet si Bosnja, duhet të hyjnë në një fazë të re historike, ku paqja nuk shihet më si vazhdim i luftës me mjete të tjera, por si një projekt i përbashkët i marrëdhënieve normale.

“Realiteti është se pajtimi franko-gjerman ndodhi sepse të dyja vendet pranuan se luftërat kishin përfunduar. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në Ballkan — një pranim se qëllimet e luftërave dhe ideologjitë që nxisin urrejtjen nuk mund të sjellin zgjidhje”, ka thënë Surroi.

Petritsch, duke kujtuar rastin e pajtimit franko-gjerman dhe shembuj të tjerë historikë si vizita e Sadatit në Izrael apo përpjekjet e Zoran Gjingjiqit, theksoi rëndësinë e veprimeve të guximshme nga liderët politikë. Ai e pyeti Surroin nëse do të ishte i gatshëm të merrte një hap të tillë, nëse do të ishte në krye të Kosovës. Surroi u përgjigj se një hap i tillë kërkon guxim dhe realizëm, por mbi të gjitha një transformim të mënyrës së të menduarit.

“Udhëheqësit tanë duhet të tregojnë se e kuptojnë këtë realitet të ri. Në pesë vitet e ardhshme, duhet të ndodhë ky ndryshim: një pranim i përbashkët se luftërat kanë marrë fund dhe nuk ka rrugë kthimi pas”, ka deklaruar ai./Koha/

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 255)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com