DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kusari-Lila: Kurti pranoi ftesën e presidentes Osmani, besoj që përgjigja është pozitive

13 Maj 2025
A A
Kusari-Lila: Kurti pranon ftesën e presidentes Osmani, besoj që përgjigja është pozitive
Share on Facebook

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti ka pranuar ftesën e presidentes Vjosa Osmani për pjesëmarrje në takimin me partitë politike, raporton Ekonomia Online.

“Besoj që përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim,” tha Kusari-Lila.

Ajo theksoi se takimi ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit, duke shtuar se zyra e presidentes nuk duhet të përdoret për marrëveshje politike, por për të diskutuar krizën aktuale dhe mundësitë për zhbllokim institucional.

“Kryetari Kurti ka marrë ftesën dhe besoj që përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim. Rikujtojmë që takimi ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit, për arsye se nuk mundet që zyra e presidentes të përdoret për marrëveshje politike, por do të diskutohet ky proces që po dështon për shkak të mungesës së pjesëmarrjes në votim dhe për hapat e mëtejshëm,” u shpreh ajo.

“Po shihet që, përderisa po vazhdon kjo përpjekje, në anën tjetër po zhvillohet një përpjekje jashtë kësaj ndërtese, e pasuksesshme për proceset, siç e pamë tek ndikimi në tërheqjen e vendimit të ZRrE-së. Kjo është për fat të keq jo vetëm për formën se si po ndodh jashtë Kuvendit, por edhe për mungesën e pjesëmarrjes në votim,” shtoi Kusari-Lila.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 292)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com