Veteranët e UÇK-së kanë festuar me muzikë patriotike anulimin e konferencës së Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, e cila ishte paraparë të mbahej në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angela Griep, bëri të ditur se konferenca e Trendafilovës është anuluar për arsye të sigurisë publike.
“Mund të konfirmoj që ngjarja e sotme është anuluar për arsye të sigurisë publike dhe bazuar në këshillën e Policisë së Kosovës. Kjo është gjithçka që mund t’ju them për momentin. Do të shohim më vonë për ndonjë informacion shtesë”, ka thënë ajo.