DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kundërshtohet tregu i hapur i energjisë, s’përjashtohet mundësia e protestave

13 Maj 2025
A A
Kundërshtohet tregu i hapur i energjisë, s’përjashtohet mundësia e protestave
Share on Facebook

Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Klubi i Biznesit dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në takimin me bizneset që preken nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për liberalizimin e tregut të energjisë, kërkuan anulimin e këtij vendimi, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, ky vendim u quajt i papërballueshëm dhe që rrezikon qëndrueshmërinë financiare të shumë ndërmarrjeve. Siç u tha, nëse kërkesa për anulim nuk merret parasysh, si zgjidhje shihet subvencionimi i kostos shtesë për bizneset. Në të kundërtën, paralajmëruan shprehjen e pakënaqësisë në forma të tjera, pa përjashtuar mundësinë e protestave.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kundërshtoi tregun e hapur të energjisë në këtë fazë, duke vënë theksin te pasojat për bizneset.

“Bizneset nuk janë përgatitur për një treg të lirë të energjisë”, tha Rafuna.

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi tha se bizneset nuk e kanë pasur kohën e duhur për t’u përgatitur që të përballemi me tregun e lirë të energjisë.

“Ky është vendim i rëndë të cilit asnjë biznes nuk mund t’i mbijetojë”, tha Ibrahimi.

Edhe kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Kosovarë, Kushtrim Ajvazi, e pa të paarsyeshëm vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset.

“Kërkesa e parë është shtyrja e hyrjes në fuqi të vendimit të ZRrE-së për së paku një vit, derisa kërkesa e dytë është kërkesa për subvencionim të kësaj kostoje shtesë për prodhuesit”, tha Ajvazi.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të shumë bizneseve. Emërues i përbashkët i diskutimeve të tyre ishte kërkesa për anulim të vendimit të ZRrE-së për liberalizim të tregut energjetik për 1300 biznese.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se nga 1 qershori bizneset që kanë mbi 50 të punësuar ose qarkullim mbi 10 milionë euro do të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 649)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (331)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com