DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dhomat e Specializuara shprehin keqardhje për anulimin e konferencës së Trendafilovës: Protesta pengoi majtjen e takimit

13 Maj 2025
A A
Kryetarja e Gjykatës Speciale më 13 maj në Kosovë, mban konferencë për media
Share on Facebook

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë shprehur keqardhje për anulimin, sipas tyre, të detyruar të konferencës për shtyp të planifikuar sot me gazetarë të kryetares Ekaterina Trendafilova.

Në reagim thuhet se pasi gjykimet mbahen jashtë Kosovës, Dhomat e Specializuara dhe kryetarja Trendafilova kanë synim të mbajnë vazhdimisht të informuar publikun në Kosovë në lidhje me proceset gjyqësore në Hagë për informacion të përditësuar, objektiv dhe transparent.

“Ky ishte qëllimi i vizitës së Kryetare Trendafilovës në Kosovë këtë javë dhe gjithashtu i takimeve me gazetarët në Kosovë si takimi që ishte planifikuar sot, ku mediat mund të bëjnë pyetje dhe dëgjojnë përgjigje nga gjykata”.

“Nuk ishte e mundur që veprimtaria të mbahej sot për shkak të protestave të veteranëve dhe të tjerëve ku u hodhën bomba tymuese që u bënë për të penguar mbajtjen e takimit. Duke njohur të drejtën demokratike për protestë paqësore, DHSK-ja shpreh keqardhjen që në situatën e sotme gazetarët u penguan që t’i bënin pyetje vetë Kryetares së Gjykatës”, thuhet në reagim.

Tutje, Dhomat e Specializuara thanë se mbeten të angazhuara për informimin në mënyrë transparente të publikut dhe gazetarëve në Kosovë në lidhje me ecurinë e proceseve gjyqësore në Hagë.

Konferenca e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, u anulua sot pas reagimit të veteranëve të UÇK-së

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 297)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com