Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë është dhënë fjala përfundimtare në rastin e njohur si “Patentë shoferët”, ku prokurori Eset Rama kërkoi dënimin e të akuzuarve, ndërsa mbrojtja aktgjykim lirues.
Prokurori Rama deklaroi se mbetet në tërësi pranë aktakuzës, duke theksuar se në këtë shqyrtim gjyqësor është vërtetuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fjalën përfundimtare e kanë dorëzuar me shkrim edhe mbrojtësit e të akuzuarve: Naser Llugaliu, Filloreta Ajvazi, Flora Ferizi, Adem Binakaj, Leurat Shehu, Flamur Lekaj, Shaban Zuka, Eduard Brahimaj, Dragan Zhivkoiq, Naser Bislimi, Avdush Topalli, Selim Rrustemi, Naim Thaçi, Ekrem Latifi, Murtez Rama, Hasan Hasani; avokatët: Hamdi Ibrahimi, Adnan Sadiku, Agnesa Abdyli, Dijar Dinaj, Vjosa Ismaili, Arsim Bilalli, Fortesa Mehmeti, Argjend Sefa, Nasuf Hasani, Donat Huruglica, Redon Byqmeti, Lendita Keqekolla, Bedri Abdullahu, Suad Kuraja, Bedrije Rexhepi dhe Bekim Kelani.
Avokatët e lartpërmendur nuk e elaboruan në Gjykatë fjalën përfundimtare.
Ndërsa, mbrojtësit e të akuzuarve: Fejzullah Ejupi, Agim Restelica, Azem Miftari, Labinot Ajeti, Magbule Mehmeti, Premtim Topalli, Fatos Ferizi, Besfort Pozhegu, Sylë Bejta, Ditmir Islami, Milazim Demolli, Lindita Hoxha, Enver Fazliu; avokatët: Behar Ejupi, Arbnore Zeqiri, Driton Muharremi, Reshat Millaku, Mexhid Syla, Naim Rudari, Alban Xhemajli, Erina Beriisha, Driton Musliu, Flakron Sylejmani, Shkodran Manaj, Hasan Jashari, Bekim Kafexholli, e dorëzuan me shkrim fjalën përfundimtare dhe e elaborruan në seancë.
Këta mbrojtës, ndër të tjera kanë theksuar se nuk është provuar fajësia e klientëve të tyre, kështu në mungesë të provave kanë kërkuar nga trupi gjykues që të marrë aktgjykim lirues.
Në fund, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku e shpalli të përfunduar këtë shqyrtim gjyqësor, ndërsa shpalljen e aktgjykimit e caktoi për një datë tjetër.
Ndryshe, në seancën e 14 qershorit 2023, 28 nga 31 të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për akuzën e ngritur më 31 mars 2021 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Në këtë rast, për korrupsion dhe vepra tjera penale akuzohen: Naser Llugaliu, Filloreta Ajvazi, Flora Ferizi, Adem Binakaj, Leurat Shehu, Agim Restelica, Flamur Lekaj, Shaban Zuka, Eduard Brahimaj, Dragan Zhivkoviq, Naser Bislimi, Azem Miftari, Labinot Ajeti, Magbule Mehmeti, Avdush Topalli, Premtim Topallli, Selim Rrustemi, Fatos Ferizi, Besfort Pozhegu, Naim Thaqi, Sylë Bejta, Ekrem Latifi, Dritmir Islami, Murtez Rama, Hasan Hasani, Milazim Demolli, Lindita Hoxha, Enver Fazliu, Burim Jashari, Fejzullah Ejupi dhe Bashkim Jetullahu.
Për Burim Jasharin, Fejzullah Ejupin dhe Bashkim Jetullahun, procedura penale ishte veçuar (për secilin veç e veç).