DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

30 vjet të Institutit Rinvest, një varg aktivitetesh jubilare, fillojnë me Konferencë Ndërkombëtare

14 Maj 2025
A A
30 vjet të Institutit Rinvest, një varg aktivitetesh jubilare, fillojnë me Konferencë Ndërkombëtare
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të 30-vjetorit të themelimit, Instituti Riinvest ka nisur një seri aktivitetesh jubilare, e cila do të fillojë me Konferencën Ndërkombëtare “Aktivizimi i burimeve të rritjes ekonomike”, që do të mbahet më 15 dhe 16 maj në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Gjatë një konference për media të mbajtur sot, drejtori ekzekutiv i Riinvestit, Alban Hashani, tha se ky përvjetor është një moment reflektimi dhe vlerësimi për rrugëtimin e institutit.
“Sot, kam kënaqësinë të njoftoj për aktivitetet që shënojnë 30-vjetorin e Institutit Riinvest, një moment ky që na ofron mundësinë për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë, për të kujtuar sfidat dhe për të festuar sukseset që kemi arritur së bashku,” tha Hashani.
Ai njoftoi se një ditë më parë, Riinvest ndau rreth 100 certifikata mirënjohjeje për themelues, ish-anëtarë bordesh, akademikë, staf dhe bashkëpunëtorë që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm ndër vite. Po ashtu, u nda edhe Çmimi “Ekrem Beqiri” për ese më të mirë në ekonomi për të nderuar figurën e profesorit të ndjerë dhe për të inkurajuar mendimin kritik në mesin e të rinjve.
Konferenca ndërkombëtare e 30-vjetorit do të sjellë në Prishtinë akademikë të njohur, politikëbërës dhe ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar tema kyçe si zhvillimi ekonomik, cilësia e institucioneve dhe perspektiva evropiane e Kosovës.

Konferenca Ndërkombëtare 15-16 maj
“Sot, dëshiroj të theksoj aktivitetin kryesor që do të shënojë këtë përvjetor të veçantë Konferencën Ndërkombëtare të 30-vjetorit të Riinvestit, e cila do të mbahet më 15-16 maj 2025, në Sëiss Diamond Hotel, Prishtinë.
Kjo konferencë do të mbledhë akademikë të njohur, politikëbërës dhe ekspertë nga Kosova dhe nga jashtë për të diskutuar tema të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, të cilësisë së institucioneve dhe integrimit në BE. Konferenca do të hapet me fjalime mirëseardhëse nga përfaqësues të Riinvestit dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pas kësaj, konferenca do të përfshijë tri panele kryesore:
Paneli 1: Udhëtimi Ekonomik i Kosovës – Reflektime mbi Tranzicionin, Qëndrueshmërinë dhe Rrugët e Zhvillimit të Ardhshëm, ku do të marrin pjesë studiues të njohur si Mario Holzner,
Goeff Pugh dhe Shqiponja Telhaj.
Paneli 2: Navigimi i së Ardhmes – Perspektiva Ndërkombëtare mbi Transformimin Ekonomik
dhe Integrimin në BE, me pjesëmarrës si Maria Åsenius, Matthias Conrad dhe Nina Vujanović.
Paneli 3: Cilësia e Institucioneve dhe Rritja Ekonomike, ku do të kontribuojnë ekspertë si
Adnan Efendic, Ëill Bartlett, Iraj Hashi dhe Fatmir Besimi”, tha Hashani.

Ai bëri të ditur se dita e dytë e konferencës do të jetë e ndarë në sesione paralele, ku studiues nga rajoni dhe bota do të prezantojnë 18 punime.
Drejtori i Riinvestit shtoi se në kuadër të aktiviteteve jubilare, do të promovohet edhe një dokumentar i shkurtër për Riinvestin, që do të ketë premierën të enjten. Dokumentari përmbledh historinë, ndikimin dhe kontributin e Institutit në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës gjatë tri dekadave të fundit.
“Dita e dytë e konferencës do të jetë e dedikuar për sesione paralele, ku studiues nga rajoni dhe më gjerë do të prezantojnë studime mbi tema kyçe si: Rritja industriale, inovacioni dhe transformimi i gjelbër; Roli i diasporës, ndërmarrësia dhe rreziqet e tregut; Tregjet e punës, aftësitë dhe dinamikat e sektorit publik; Institucionet, qeverisja dhe transformimet shoqërore; Dokumentari dhe Programi i 30-Vjetorit.
Si pjesë e shënimit të këtij përvjetori, kemi përgatitur një dokumentar të shkurtër, i cili përmbledh historinë dhe ndikimin e Riinvestit gjatë tri dekadave të fundit. Ky dokumentar do të ketë premierën e tij të enjten dhe do të ofrojë një pasqyrë të rrugëtimit tonë dhe të kontributit që kemi dhënē pēr zhvillimin e Kosovës”, tha drejtori ekzekutiv i Riinvestit, Alban Hashani.

KATEGORITË

  • Botë (980)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 451)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (57)
  • Sport (119)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com