DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani gati për t’i pritur liderët partiakë – kush mori festë dhe kush s’u thirr fare në takim?

14 Maj 2025
A A
Osmani: Draftstatuti i BE-së për Asociacionin s’është në përputhje me Kushtetutën
Share on Facebook

Presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim të enjten partitë politike parlamentare për të diskutuar mundësitë për daljen nga bllokada që është krijuar në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Presidenca të hënën njoftoi se ka shpërndarë ftesat, ndërsa të martën tha se të gjithë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Megjithatë, dy parti që garuan në koalicione dolën me ankesa se nuk kanë marrë ftesa nga Presidenca.

Faton Peci, bashkëkryetari i partisë Guxo, e cila ishte themeluar nga Osmani, u ankua se nuk mori ftesë të veçantë.

“S’kemi marrë ftesë, do të duhej me marrë ftesë sepse jemi subjekt politik i regjistruar në Komisionin Qendror Zgjedhor pavarësisht që s’kemi garuar vetëm. Kemi garuar bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha shkurt ai dje para gazetarëve në Kuvend.

Ngjashëm u ankua edhe Fatmir Limaj i Nismës, i cili zgjedhjeve i hyri si partner koalicioni i Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por me të cilin iu prishën raportet pasi shfaqi ambicie për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje – një gjë që Haradinaj e ka kundërshtuar kategorikisht.

Limaj dje tha se ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë nga presidentja dhe tha se do të “i pari” për bisedime “po të merrte” ftesë.

Nesër në Presidencë pritet që takimi me partitë e mëdha të nisë nga ora 13:00, ndërsa me të tjerat nga ora 15:00.

“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”, ka thënë Presidenca të martën.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës dje për të pesëmbëdhjetën herë dështoi të konstituohet.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com