Opinionisti Shenoll Muharremi vlerësoi se asnjëherë në dy dekada çmimet nuk kanë qenë më të larta se sot.
Ai shtoi se edhe gjatë krizës së vitit 2022/2023, kur inflacioni mesatar në disa muaj preku 14%, niveli i përgjithshëm i çmimeve nuk arriti këtë pikë.
“Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimet mesatare të produkteve gjatë dy muajve të fundit kanë arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit. Sot kam shikuar matjet nga maj 2002 e deri në prill 2025, bazuar në indeksin me vit referencë 2015=100.
Kjo është vetëm mesatare e indeksit sepse disa produkte specifike kanë kaluar rritjen prej 70% e 100% vetëm në katër vitet e fundit”, shkroi në fb, Muharremi.
