DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Faton Peci reagon pas raportimeve për tenderin që ju dha shtetasit serb: Pse kjo zhurmë…

14 Maj 2025
A A
‘‘Bëhet me mediatike arrestimi i tij’’, Guri për Faton Pecin: Gjykata ka me u marrë me të
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj pretendimeve që janë ngritur ditëve të fundit për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore në Drenas. Ai i ka cilësuar këto pretendime si shpifje dhe dezinformim të qëllimshëm.

Peci përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se fabrika është dhënë me qira për interes publik një konsorciumi italiano-kosovar, në bazë të një procedure ligjore dhe transparente.

“U përballëm me shpifje karshi funksionalizimit të kësaj fabrike. E para ishte pretendimi se mungonte baza ligjore – e demantuam. E dyta, se nuk ishte konsorcium – u vërtetua që është. Të tjerat ishin interpretim tendencioz i dokumenteve dhe përpjekje për të krijuar një narrativë të rreme”, shkroi Peci.

Ai thekson se janë cituar gabimisht dokumente që lidhen me një pronë në Ulpianë dhe janë përdorur për të ngritur dyshime për tokën në Drenas, pjesë e së cilës thotë se është moçal.

Ministri në detyrë thekson se Qeveria e Kosovës nuk ka as kompetencë dhe as autoritet ligjor të kontrollojë marrëdhëniet kontraktuale të shit-blerjes së aksioneve brenda një kompanie.

“Nuk është as në dorë të Ministrit e as të Ministrisë që të jetë në rrjedha të çdo transaksioni. Procesi i regjistrimit në ARBK kërkon përfaqësues të kompanisë, jo edhe të dhëna për nacionalitetin e aksionarëve”, thotë ai.

Sipas tij, përqendrimi i vëmendjes në përkatësinë etnike të njërit prej aksionarëve është i rrezikshëm dhe i padrejtë.

“Nëse aksionari quhej Muhamed Ragipi, shqiptar nga Lugina por shtetas i Serbisë, a do të kishte jehonë të tillë lajmi? Jo. Atëherë pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/musliman nga Novi Pazari?”

Peci ka ftuar gazetarët investigativë që të hulumtojnë procedurat e dhënies me qira dhe funksionalizimit të fabrikës, por ka theksuar se nuk ka asnjë shkelje ligjore që mund të justifikojë akuzat që janë bërë.

“Të njëjtit le ta gjejnë bazën ligjore që mundëson eliminimin e konkurrencës për shkak të shtetësisë së një aksionari. Kjo do të përbënte shkelje të rëndë ligjore dhe qasje diskriminuese”, deklaroi ai.

Peci përfundon duke paralajmëruar se do të jetë i gatshëm për sqarime publike në çdo studio televizive që nga dita e nesërme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com