DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dështim i vazhdimit të 16-të të seancës konstituive, Kuvendi mblidhet pasnesër

15 Maj 2025
A A
Dështim i vazhdimit 16 – të të seancës konstituive, Kuvendi mblidhet pasnesër
Share on FacebookShare on Twitter

Dështoi edhe vazhdimi i sotëm i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ishte përpjekja e 16-të me radhë për konstituim të këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.

Vazhdimi i sotëm pa ndonjë ndryshim me vazhdimet e mëparshme: përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

Ishin 55 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. Dehari bëri të ditur se seanca ndërprehet dhe se do të vazhdojë më 17 maj, në orën 10:30.

Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke këmbëngulur se është gruaja më e votuar, ndërsa tri partitë e tjera më të mëdha PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë kundër kësaj kandidateje, duke e cilësuar si figurë përçarëse.

Presidentja Vjosa Osmani sot nga ora 13:00 nis konsultimet me partitë politike me synimin që të gjendet një zgjidhje për kapërcimin e bllokadës së krijuar drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Takimi konsultativ në Presidencë është parë si një hap drejt dialogut ndërpartiak, por mbetet të shihet nëse do të prodhojë rezultate konkrete për zhbllokimin e situatës aktuale politike.

Të gjitha partitë politike që janë ftuar për takim konsultues nga presidentja Vjosa Osmani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.Kështu bëri të ditur këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”- ka thënë Kupina.

KATEGORITË

  • Botë (992)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 601)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (61)
  • Sport (122)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com