DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Google mund të heqë butonin legjendar pas 27 vitesh

16 Maj 2025
A A
Google mund të heqë butonin legjendar pas 27 vitesh
Share on FacebookShare on Twitter

Pas gati tri dekadash, Google mund të dërgojë në histori butonin e famshëm “I’m Feeling Lucky” (“Ndjehem me fat”) nga faqja e tij kryesore. Kompania po teston një ndërfaqe të re që integron inteligjencën artificiale, duke shqyrtuar zëvendësimin e këtij butoni me një opsion të ri të quajtur “AI Mode”.

Ky regjim i ri do t’i ofrojë përdoruesit një mënyrë bisedore për të kërkuar, duke anashkaluar shfaqjen klasike të listës së gjatë me rezultate. Google e shpalli këtë funksionalitet në fillim të muajit dhe po e teston në një numër të kufizuar përdoruesish.

Ndërsa përdorimi i butonit “Lucky” ka qenë gjithmonë simbolik dhe i kufizuar – sipas Marissa Mayer, ish-drejtoreshë në Google, në vitin 2007 rreth 1% e kërkimeve bëheshin përmes tij – sërish ai mbetet një pjesë ikonike e identitetit të faqes. Funksioni i tij është të çojë përdoruesin direkt te rezultati më i përshtatshëm, duke anashkaluar listën e rezultateve.

Google po shqyrton edhe mundësinë që “AI Mode” të vendoset si kartelë në të djathtë të fushës së kërkimit, duke e lënë butonin “Lucky” të paprekur. Megjithatë, ekspertët mendojnë se këtë herë rreziku për zhdukjen e butonit është më i madh se kurrë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ekzistenca e butonit vihet në pikëpyetje. Në vitin 2010, ai u bë i padukshëm për shkak të funksionit Google Instant, por mbijetoi. A do të ndodhë kështu edhe këtë herë?

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 653)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com