DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti kritikon Prokurorinë Speciale për mosveprim ndaj rastit të Ukshin Hotit

16 Maj 2025
A A
E nesërmja e vërteta: VV s’e kallëzon as emrin për kryetar të kuvendit, ish-opozita nuk ia voton
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Prokurorinë Speciale për mosfillimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzave lidhur me zhdukjen e profesorit dhe politikanit Ukshin Hoti, i cili është zhdukur që nga viti 1999,.

Hoti u arrestua në vitin 1994 për aktivitet politik dhe u dënua me pesë vjet burgim, por një ditë para përfundimit të dënimit, më 16 maj 1999, u nxor nga Burgu i Dubravës dhe nuk u pa më. Sipas Kurti, zhdukja e tij përbën një krim shtetëror të Serbisë, ndërsa përgjegjësia shtrihet deri në nivelet më të larta të qeverisë serbe të asaj kohe.

Kryeministri në detyrë theksoi se pavarësisht dokumenteve dhe dëshmive të shumta, deri tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë ndaj përgjegjësve. Ai kërkoi nga organet e drejtësisë të veprojnë me përgjegjësi morale dhe kushtetuese, duke kërkuar drejtësi për Ukshin Hotin dhe të gjithë të zhdukurit me dhunë.

“Dokumenti zyrtar i lirimit, i nënshkruar nga drejtori i burgut Aleksandër Rakoçeviq, dëshmon se ai u lirua formalisht, por në realitet, lirimi i tij ishte akti i fundit para zhdukjes. Në listat e burgut, emri i Ukshin Hotit është fshirë me laps, me shënimin ‘ka mbaruar dënimin’. Mbikëqyrësi Branko Komatina e nxori atë nga dhoma ku qëndronte i burgosur, ndërsa Hoti mbante me vete vetëm një thes me gjëra personale. Prej asaj dite nuk është parë më”, tha Kurti.

“Ukshin Hoti është dhe do të mbetet një nga figurat më të mëdha të historisë dhe mendimit politik shqiptar,” përfundoi Kurti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com