DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, Vishaj: Të gjithë pacientët e pavaksinuar

16 Maj 2025
A A
Për një javë raportohen 9 raste të fruthit në Kosovë, IKSHPK: Më të rrezikuarit fëmijët e pavaksinuar
Share on Facebook

Në tre javët e fundit, në Klinikën Infektive të QKUK janë hospitalizuar dhjetë fëmijë të moshës 1 deri në 3 vjeç me diagnozën e fruthit.

Drejtori i klinikës, Arben Vishaj, ka bërë të ditur se të gjithë pacientët kanë qenë të pavaksinuar, duke theksuar se mosvaksinimi ka ndikuar drejtpërdrejt në përhapjen e kësaj sëmundjeje ngjitëse.

“Është e vërtetë që në Klinikën Infektive, këto tre javët e fundit, i kemi pasur gjithsej 10 pacientë të hospitalizuar me fruth. Mosha e tyre ka qenë prej 1 deri në 3 vjeç. Kemi pasur rritje të numrit të kërkesave për spitalizim, gjë që më parë nuk ka qenë karakteristike, por tani po përballemi me këtë situatë. Duket që të gjithë këta pacientë që kanë ardhur tek ne kanë qenë të pavaksinuar,” ka thënë Vishaj.

Rekomandimi i doktorit ishte që të gjithë prindërit të kenë kujdes dhe të vaksinojnë me kohë fëmijët e tyre.

“Mosvaksinimi i tyre na ka sjellë në këtë situatë. Pa dyshim që është sëmundje ngjitëse. Fruthi është sëmundje e parandalueshme përmes vaksinimit. Rekomandimi im për të gjithë prindërit që nuk kanë vaksinuar fëmijët e tyre është që ta bëjnë këtë sa më parë, në mënyrë që të parandalojmë praninë e sëmundjes dhe nevojën për spitalizim,” theksoi ai.

Ai apeloi tek prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke theksuar se fruthi është sëmundje që mund të parandalohet përmes vaksinimit.

“Kjo sëmundje nuk duhet të paraqitet në mesin e fëmijëve tanë, pasi ekziston vaksina,” u shpreh Vishaj.

“Sëmundja e fruthit ka karakteristikat e veta klinike. Njëra ndër kryesoret është ndryshimi në lëkurë në formë njollash. Por unë rekomandoj dhe apeloj që të parandalojmë praninë e kësaj sëmundjeje. Ajo më parë nuk ka qenë e shpeshtë, sepse gjatë 20 viteve të fundit kemi pasur një sistem vaksinimi shumë të rregullt. Mos të përqendrohemi në trajtimin e saj, por në parandalimin përmes vaksinimit. Vaksinat sot janë shumë të sakta dhe të sigurta, prandaj fëmijët duhet të vaksinohen sa më parë në mënyrë që të mos ketë nevojë për trajtim, sepse kjo sëmundje nuk duhet të paraqitet në mesin e fëmijëve tanë,” deklaro ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com