DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bajrami-Rizvanollit: Prej që VV-ja ka ardhur në pushtet nuk është punu diçka tjetër përtej tenderave në grupeve të WhatsApp-it

16 Maj 2025
A A
Bajrami: Manovrat e Kurtit dhe VV dështuan edhe një herë, pasi iu dolën në publik pazaret me Listën Serbe
Share on Facebook

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për mënyrën se si po trajtohet Projektligji për Energjinë Elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështim në sektorin energjetik dhe mungesë të rezultateve konkrete.

Sipas saj, fakti që Rizvanolli po kthehet në vendimet e qeverisë së Isa Mustafës për ta arsyetuar punën e Qeverisë aktuale, dëshmon paaftësinë e saj dhe të kryeministrit Kurti për të ofruar ndonjë rezultat të ri.

“Paska publikuar një të vërtetë që e di gjithë Kosova, secili qytetar i këtij vendi se vendime e punë në Republikën e Kosovës janë marrë e bërë para vitit 2021. E prej që LVV ka ardhur në pushtet nuk është punu diçka tjetër përtej tenderave në grupeve të WhatsApp-it,” shkruan Bajrami, duke shtuar se “ato pak vendime që i kanë marrë pasojat do t’i vuajmë edhe për dekada të tjera.”

Ajo kujton se Projektligji për Energjinë Elektrike është iniciuar dhe nënshkruar nga ish-kryeministri Isa Mustafa, të cilin e cilëson si “kryeministri më i suksesshmi që ka pasë Republika e Kosovës”.

Bajrami e akuzon drejtpërdrejt ministren Rizvanolli për keqinterpretim të Ligjit, duke e ftuar atë ta lexojë me kujdes Nenin 37 të Ligjit për Energjinë Elektrike.

Sipas saj, ky nen është duke u interpretuar në mënyrë të jashtëligjshme nga ZRRE dhe KESCO.

“Ky Ligj kërkon të ketë konkurrencë të lirë, nëse zbatohet siç duhet lufton mafien energjetike që e keni instaluar në Kosovë, për me tepër ky Ligj kërkon të ketë konkurrencë para se të vendosën konsumatorët në treg të lirë,” thekson deputetja e LDK-së.

Duke vënë në pah mungesën e konkurrencës në tregun energjetik, ajo pyet:

“E qysh ‘treg i lirë’ kur vetëm KESCO shet energji? Ku po e shihni konkurrencën e lirë?”

Në fund, Bajrami e konsideron të paligjshëm përjashtimin e bizneseve nga shërbimi universal bazuar në interpretimin që, sipas saj, bie ndesh me tekstin e ligjit.

“Neni 37, paragrafi 2 thotë se për të qënë përfitues të shërbimit universal duhet të përmbushësh njërin nga kriteret: ose qarkullim nën 10 milionë Euro ose biznesi t’i ketë më pak se 50 punëtorë, ndërkohë që KESCO po i përjashton kompanitë nga shërbimi universal nëse nuk përmbushin të dy këto kritere,” shpjegon ajo, duke përmbyllur se “dallimi në mes të ‘ose’ dhe ‘edhe’ është dallim i madh në Ligj.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com