DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Basha ironizon kërkesat për ndërrim kandidati: Nuk ndërrohet lojtari se ashtu do kundërshtari

17 Maj 2025
A A
Basha ironizon kërkesat për ndërrim kandidati: Nuk ndërrohet lojtari se ashtu do kundërshtari
Share on Facebook

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka ironizuar kërkesat për ndërrim të kandidatit për kryetar të Kuvendit, duke përdorur analogji nga futbolli, raporton Ekonomia Online.

“Lojtari ndërrohet kur nuk performon mirë, jo sepse e kërkon ekipi kundërshtar. Ne nuk kemi arritur as ta fusim në fushë, e tani po kërkohet ndërrimi,” tha ai.

Basha theksoi se seanca do të vazhdojë dhe se Kushtetuesja ka përcaktuar qartë se kujt i takon posti.

“Po e përdorni analogjinë e ambasadorit Rohde, por ata që e kuptojnë futbollin, lojtari ndërrohet atëherë kur nuk performon mirë. Jo për shkak se ta kërkon ekipi kundërshtar. Çka është me rëndësi, që ne nuk kemi mundur ta mbërrijmë të fusim lojtarin në fushë, tani ju po thoni se duhet me ndërru sepse ekipi kundërshtar po kërkon me ndërruar lojtarin. Tregomë nëse trajneri i Gjermanisë e pyet trajnerin e Anglisë a me fut këtë lojtar në fushë apo jo, dhe me i thënë trajneri: ‘Ndërro se nuk po më pëlqen’,” ka thënë Basha.

Ai shtoi se Vetëvendosje ka ofruar alternativa dhe ka kërkuar bashkëpunim me LDK-në për të gjetur zgjidhje, ndërsa kritikoi ata që nuk marrin pjesë në votim, duke i quajtur bllokues.

“Seanca do të vazhdojë, Kushtetuesja e ka caktuar se kujt i takon. Këtu nuk ka garë për kompromis, për qeveri ka kompromise. Kemi dhënë alternativa të mjaftueshme, kemi shtrirë dorën LDK-së për të dhënë zgjidhje edhe Kuvendit edhe Qeverisë. Me LDK-në kishim mundur të bëjmë zgjidhje. Krejt çka mund të bëjmë është vetëm të votojmë. Ata që nuk marrin pjesë në votim janë bllokuesit.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com