Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar se po përfundohen punimet në objektin administrativ të Termokos, duke i dhënë fund qëndrimit në objektin e vjetër pas afër 50 vitesh. Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e punës dhe do të ndikojë pozitivisht në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e Prishtinës.
Osmani thekson se menaxhmenti është i përkushtuar për të siguruar një ambient të ngrohtë dhe komod për punonjësit dhe konsumatorët, duke kontribuar në një shërbim më të mirë për të gjithë.
“Pas afër 50 vitesh në objektin e vjetër, përfundimisht po i japim ngrohtores kushtet që i meriton,” tha Fisnik Osmani.
“Jemi duke realizuar punët përfundimtare në objektin administrativ të Termokos. Ky projekt padyshim do të ndikojë në ofrimin cilësor të shërbimeve për qytetarët e Prishtinës!” shtoi ai.
“Menaxhmenti ynë është i përkushtuar të përmirësojë kushtet e punës duke ofruar ambient të ngrohtë për konsumatorët tanë,” përfundoi kryeshefi.