DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Dështimeve nuk u shihet fundi: Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 18-të

19 Maj 2025
A A
Dështimeve nuk u shihet fundi: Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 18-të
Share on FacebookShare on Twitter

Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Ligjbërësit refuzuan për të dhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe refuzuan sërish, për të dhjetën herë rresht që ta formonin një Komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryetarin e ri të Kuvendit .

Çështja e votimit të fshehtë që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme AAK-ja tashmë është dërguar në Gjykatë Kushtetuese.

Seanca konstituive do të vazhdojë pasnesër më 21 maj.

Kurti nuk u përgjigjet gazetarëve, Basha: VV-ja u tregua konstruktive, bllokues ata që votojnë kundër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përsëri nuk pranoi që t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve se si do të dilet nga kjo krizë politike, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, po pas dështimit të 18 të seancës konstituive, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, akuzoi partitë e tjera se me votë kundër po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Vetëvendosje ka treguar që është konstruktive në të gjitha hapat që kanë pasur për qëllim zhbllokimin. Është i pakuptueshëm gjithë ky bllokim, që është duke ardhur nga opozita. Me PDK-në nuk bëjmë koalicion, pasi nuk është reformuar. Me LDK mundemi”, tha Basha.

Ai tha se është e rëndësishme që sa më shpejt të dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e AAK-së për votimin e fshehtë në Kuvend.

Krasniqi: Kurti s’ka interes ta zhbllokojë situatën, presidentes i kam kërkuar t’i drejtohet Kushtetueses

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti s’ka interes që ta zhbllokojë situatën, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se për 24 orë mund të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria, nëse Kurti ndërron kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Deklaratën e bëri pas vazhdimit të sotëm të senacës konstituive.

“Sa na përket neve si PDK, unë besoj që nuk duhet të pritet as dy ditë, sepse rregullorja thotë brenda 48 orëve, e kjo mund të ndodhë edhe brenda 24 orëve dhe nuk do të ishte fare e gabueshme nëse mblidhemi çdo ditë, sepse ky do të ishte para se gjithash një detyrim që e kemi para votuesve që na kanë zgjedhur këtu dhe ndoshta një presion ndaj njëri-tjetrit që të dilet nga kjo situatë.

Në takimin me presidenten Vjosa Osmani i kam kërkuar asaj që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese. Nuk e di a do ta bëjë një gjë të tillë, por vullnetin e ka shprehur”, tha Krasniqi.

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për institucione dhe për veprime të Vetëvendosjes

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Kosova ka nevojë për institucione dhe veprime të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Ai vlerësoi se situata e krijuar është shqetësuese.

“Fatkeqësisht nuk ka as interes e nuk ka as urgjencë për partinë e parë që t’i bëjë institucione … Për shkak se nuk ka urgjencë ka edhe zvarritje, për shkak se nuk ka urgjencë ka edhe propozime që seanca të mos mbahet sipas rregullores, mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Republikën e Kosovës, sepse

Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për veprime politike të partisë së parë. Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetët nuk arrin të bëjë një shumicë minimale, tha Abdixhiku, pas dështimit të 18-të me radhë për konstituim të Kuvendit Kosovës.

Kadrijaj: Do të dërgojmë edhe komente të tjera për votimin e fshehtë në Kushtetuese

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se në Gjykatën Kushtetuese do të dërgojnë edhe komente të tjera sa i përket lëndës së votimit të fshehtë, raporton Ekonomia Online.

“Ishte një kërkesë që seanca të mbahet çdo javë. Është shkelje e Kushtetutës dhe ne nuk e pranuam. Ka mbetur që Albulena Haxhiun ta propozojmë për çmimin Nobel. Ai çmim është për të arritura dhe suksese.

Ka mbetur që Haxhiu të propozohet për dështimet e njëpasnjëshme në seancë”, tha ajo.

Limaj: Duhet t’i thërrasin ndërgjegjes të gjithë, Kosovën e presin shumë telashe

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se zgjidhja e ngërçit aktual politik mund të arrihet vetëm përmes dialogut dhe marrëveshjeve ndërpartiake, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, është e nevojshme një marrëveshje politike dhe secila palë duhet të marrë përgjegjësinë që i takon.

“Forcat politike janë këto, rruga e vetme që Kosova si shtet është përmes bisedimeve. Secili duhet t’i thërras ndërgjegjes, në mënyrë që të përfundojë kjo situatë. Kosovën e presin shumë punë, telashe.

6 muaj nuk kemi qeveri efektive, vendi ka nevojë, na presin projekte, punë. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë, por forcat e mëdha e kanë përgjegjësinë kryesore. Zgjidhja mund të vijë vetëm përmes negociatave ndërmjet forcave politike.

Nisma nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare për të dhënë propozime në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit”, tha Limaj.

KATEGORITË

  • Botë (1 009)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 908)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (124)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com