DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KMDLNJ-ja, e indinjuar me situatën e mbeturinave në kryeqytet

20 Maj 2025
A A
KMDLNJ-ja, e indinjuar me situatën e mbeturinave në kryeqytet
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për situatën e rëndë në kryeqendrën e vendit për mbeturinat që nuk po grumbullohen, as nga ndërmarrja “Pastrimi” e as nga Komuna e Prishtinës. KMDLNJ-ja vlerëson se Prishtina është shndërruar në një deponi të madhe të plehrave.

Në një komunikatë për medie, KMDLNJ-ja bën të ditur se një situatë e tillë ka qenë edhe në të kaluarën dhe “duket se askush nga përgjegjësit nuk ka nxjerrë mësim nga ky dështim që seriozisht po e rrezikon shëndetin e qytetarëve, duke krijuar kushte për përhapje të ndonjë epidemie”.

“Mbeturinat e grumbulluara mbi dhjetë ditë përveç se kundërmojnë shumë, janë shpërndarë nga qentë endacakë duke e rritur numrin e tyre sikur edhe duke e rritur agresivitetin. Për qytetarët e Prishtinës nuk ka asnjë rëndësi kontesti midis komunës dhe kompanisë Pastrimi, por është me rëndësi të marrin shërbimet për çka edhe paguajnë”, thuhet në reagim.

Tutje, KMDLNj-javë në dukje kontestin mes kompanisë “Pastrimi” dhe të Komunës së Prishtinës, ndaj ky këshill fton të gjitha palët që kanë përgjegjësi në fushën e menaxhimit të mbeturinave ta bëjnë një zgjidhje të shpejtë, qoftë edhe të përkohshme për menaxhim të mbeturinave deri të bëhet një zgjidhje e qëndrueshme, duke ftuar gjithashtu dhe Prokurorinë e Shtetit të hetojë këtë rast duke identifikuar përgjegjësit e këtij kaosi të shëmtuar, por edhe qytetarë, që, në rast të moszgjidhjes së shpejtë dhe e qëndrueshme, t’i vendosin mbeturinat në oborrin e qeverisë së Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi”.

“Nëse nuk bëhet një zgjidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme, KMDLNJ-ja fton qytetarët që mbeturinat vendosin në oborrin e Qeverisë së Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe kompanisë”, thotë KMDLNJ-ja, që po ashtu fton qytetarët t’i paguajnë me rregull faturat për mbeturina në mënyrë që kjo çështje të krijojë qëndrueshmëri.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 110)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com