DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shqipëria, vendi më i varfër i Evropës në 2024-ën, gjysma e popullsisë në mjerim

20 Maj 2025
A A
Raporti i OKB: Shqipëria e para në botë për rënie të lindjeve si pasojë e emigrimit
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2024, Shqipëria kryesoi listën e vendeve të Evropës për nivelin e ulët të jetesës, ku sipas shifrave, gjysma e popullsisë jeton në varfëri.

Sipas të dhënave të Eurostat, në Shqipëri, rreth një milion persona jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit.

Këto shifra tregojnë se pavarësisht rritjes së ekonomisë së Shqipërisë në tërësi, ulja e numrit të personave që vuajnë nga një prej formave të varfërisë, është ende e ulët.

Ndër vendet me përqindjen më të lartë të nivelit të varfërisë, krahas Shqipërisë, ishin edhe Turqia e Rumania. Ndërsa Çekia, Holanda dhe Slovenia ishin vendet me përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie.

Sipas Eurostat, në nivel familje konsiderohen vështirësi për:

1.) Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të kredive të marra;

2.) Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore, një javë larg nga shtëpia;

3.) 3.) Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

4.) Pamundësia për të përballuar një vakt me mish pule, peshk një herë në dy ditë;

5.) Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;

6.) Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

Nga të dhënat e Eurostat rezulton po ashtu se treguesit e varfërisë për Shqipërinë janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, sipas këtyre të dhënave, Serbia ka 30% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6% të popullsisë në rrezik varfërie dhe Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie./A2Cnn

KATEGORITË

  • Botë (1 009)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 957)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (124)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com