DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hargreaves: Veprimet e fundit në veri minojnë pretendimet e Kosovës se të gjithë qytetarët e saj janë të mirëpritur

20 Maj 2025
A A
Ambasada britanike për veprimet e Qeverisë: Asociacioni mënyra më e mirë për t’i trajtuar këto çështje
Share on Facebook

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se veprimet e fundit të autoriteteve kosovare në veri të vendit e minojnë pretendimin e Kosovës se të gjithë qytetarët e saj janë të mirëpritur e të mbrojtur.

Hargreaves tha se veprimet e javëve të fundit në veri të Kosovës u kanë mohuar fëmijëve dhe qytetarëve të zakonshëm nga komuniteti serb në Kosovë qasjen paqësore në shërbime të përditshme, si klubet sportive.

“Këto veprime minojnë pretendimin e Kosovës se të gjithë qytetarët e saj – pa dallim etnie, gjinie apo përkatësie – janë të mirëpritur dhe të lirë të përfaqësohen, të mbrohen dhe të fuqizohen në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai në një OP-ED për Gazetën Express.

Në veri të vendit janë mbyllur disa institucione të strukturave paralele me ndihmën e Policisë së Kosovës.

Për këto ka pasë reagime nga Lista Sprska, partia kryesore e serbëve në Kosovë që mbështetet nga Beogradi, por edhe nga shteti serb.

Për këto veprime ka folur edhe presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili para pak ditësh qëndroi në Prishtinë.

Duke folur për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat BE i kishte vendosur për shkak të tensioneve në veri të vendit, ai tha përmendi ngjarjet e fundit duke thënë se shpreson të mos jenë “prirje e re, por një përjashtim”.

“Këto masa janë të lidhura me nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Dhe ajo që dëshiroj është që sa më shpejt të kemi këtë de-përshkallëzim, e më pas të mund të ecim përpara dhe t’i heqim këto masa. Shpresoj që ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë një prirje të re, por të jenë përjashtim që konfirmon rregullin se ju jeni plotësisht të angazhuar në këtë rrugë evropiane për të de-përshkallëzuar për t’u angazhuar në këtë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës”,kishte thënë ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 388)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com