Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj deklaratave të Petar Petkoviqit, duke theksuar se ai po përpiqet të viktimizohet dhe të mbulojë strukturat kriminale në veri të Kosovës.
Sipas Islamit, objekti që pretendohej të ishte qendër për fëmijë dhe kurse të ndihmës së parë, ruhej nga ish-pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” dhe persona të lidhur me rrjetet kriminale.
“Institucionet e Kosovës vepruan drejt. Ai objekt ishte një maskë për qëllime të errëta,” tha Islami, duke shtuar se përdorimi i fëmijëve dhe Kryqit të Kuq si mburojë për propagandë është i papranueshëm. Ai theksoi se siguria e Kosovës nuk do të komprometohet për interesa kriminale të maskuara si humanitare.