DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sulmi ndaj gjinekologut, flet avokati i tij Veton Rrecaj: Nuk lidhet me punën e tij

21 Maj 2025
A A
Sulmi ndaj gjinekologut, flet avokati i tij Veton Rrecaj: Nuk lidhet me punën e tij
Share on Facebook

Një sulm i rëndë fizik ka ndodhur mbrëmë në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku gjinekologu i njohur Afrim Veliu, rreth 60 vjeç, është sulmuar brutalisht në rrugën “Henry Dynant” nga një person ende i paidentifikuar.

Rreth këtij rasti ka folur edhe avokati i Afrim Veliut, Veton Rrecaj.

Ai deklaroi për Insajderin se sulmi ndaj gjinekologut nuk lidhet me punën e tij.

“Është fakt i pa kontestueshëm që klienti im Dr.Afrim Veliu mbrëmjen e djeshme është sulmuar fizikisht nga një person ,por fatmirësisht ska arritur klientit tim ti shkaktoj lëndime të rënda, trupore, -pasiqë Doktori është vetëmbrojte me efikasitet. Po ashtu deklarojmë se nuk qëndrojnë spekulimet se sulmi ndërlidhet me punën e klientit tim si Gjinekolog; – Policia është duke e Hetuar rastin, – ndërsa ne kemi besim të plote se ky rast do te zbulohet”, tha Rrecaj.

Lidhur me këtë rast, detaje ka dhënë zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, e cila ka konfirmuar për Insajderin se hetimet kanë nisur.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin ‘Lëndim i lehtë trupor’, bazuar në nenin 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje,” ka deklaruar ajo.

Detaje për rastin ka dhënë edhe zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili konfirmoi se rasti ka ndodhur teksa mjeku po futej në veturë, ku i njëjti është goditur në kokë me mjet metalik.

“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor”, tha ai.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 408)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com