DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kallas për takimin me Vuçiqin: Serbia të qartësojë drejtimin strategjik

22 Maj 2025
A A
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Share on Facebook

Kallas: Mesazhi për Serbinë ishte i qartë, qartësim i drejtimit dhe besnikëri ndaj parimeve demokratike

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka thënë se mesazhi që ia la autoriteteve në Serbi ishte i qartë – Serbia duke avancuar në BE, por duke qartësuar drejtimin strategjik dhe duke iu qëndruar besnike parimeve demokratike.

“Mesazhi im për autoritetet në Beograd është i qartë. Unë dua ta shoh Serbinë duke avancuar drejt BE-së. Për këtë, liderët politikë duhet të bëjnë reformat e nevojshme dhe të qartësojnë drejtimin strategjik. Kjo bëhet më së miri duke rivendosur besimin dhe duke iu qëndruar besnike parimeve demokratike”, ka shkruar Kallas në X.

Kallas mbrëmë zbriti në aeroportin e Beogradit ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq. Më pas ajo u takua me presidentin Aleksandër Vuçiq, i cili në njoftimin për takimin tha se me të ka diskutuar “për tema kyçe gjeopolitike, situatën e sigurisë në rajon, rrugën europiane të Serbisë, si dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Vizita e Kallas në Serbi vjen pas vizitës që presidenti serb pati në Moskë dhe takimin me presidentin rus, Vladimir Putin. Për këtë pati reagime në Bruksel ku BE-së iu kërkua një qëndrim më i qartë ndaj Serbisë./Express/

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 549)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 631)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com