Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij është e hapur për të mbështetur një kandidat unifikues për postin e kryetarit të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj është pyetuer se a do ta votonte kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, për kryetar Kuvendi u shpreh se ajo nuk është diskutuar në grupin parlamentar dhe se nuk ka një qëndrim personal nëse do ta votojë ose jo.
Po mbaj shpresë që do të ketë kandidate unifikuese edhe pse nuk është përgjegjësia jonë kemi dhënë një propzoim, ne do të japim votën nëse do të propozohet Glauk Konjufca, Saranda Bogujevci, Selili. Nuk mund të jap një mendim sepse nuk kemi diskutuar në aleancë, kemi ato situatat të rrugëtimit të tij ndaras dhe nuk mund të jap një përgjigje të saktë. po vijmë me shpressë që ta bëjmë një zgjdihje, është rast i rrallë që një parti opozitare është e gatshme për kandidatin unifikues, për fat të keq jemi në një situatë jo të mirë shpresoj të ketë reflektim, ka shumë emra të tjerë që mundemi ta votojmë.
“E kemi sqaruar këtë temë, ne si deputet i kemi bindjet tona në grup nuk e kemi disktutuar kandidtuarën e Limaj, nuk kam qëndrim se a do ta votoj”.
