DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidenca kritikon Prokurorinë Speciale: Asnjë prokuror i caktuar për hetimin e kërcënimeve ndaj Presidentes Osmani

23 Maj 2025
A A
Letra e drejtuesit të seancës konstituive arriti në presidencë, Kupina: Ekipi ligjor po e analizon
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca e Kosovës ka shprehur shqetësim për mungesën e veprimeve nga Prokuroria Speciale lidhur me hetimin e kërcënimeve ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, për Ekonomia Online tha se ndonëse rasti i fundit është hapur nga Policia e Kosovës që një javë më parë, ende nuk është caktuar prokuror për hetimin e çështjes.

Sipas tij, ka pasur dhjetëra kërcënime të përsëritura, shpesh pa fshehje të identitetit të autorëve, por pa asnjë arrestim deri tani.

Rreth një javë pas raportimit të kërcënimit të fundit me jetë të Presidentes Osmani i ardhur në adresën elektronike zyrtare të Presidencës dhe hapjes së rastit nga Policia, sot jemi njoftuar nga Policia se Prokuroria Speciale nuk e ka ngarkuar ende asnjë prokuror të merret me kërcënimet ndaj Presidentes Osmani. Deri tash ka pas dhjetëra kërcënime në vazhdimësi, por asnjë i arrestuar nga organet përgjegjëse, edhe pse shumë prej tyre kërcënimet i kanë bërë pa e fshehur identitetin. Është shqetësuese të mos ketë një reagim efikas dhe të shpejtë nga organet përgjegjëse, ngase kemi të bëjmë me kërcënime ndaj kreut të shtetit të cilat janë edhe kërcënime ndaj rendit kushtetues, duke e ditur që për momentin Presidenca është institucioni i vetëm me kompetenca të plota”, theksoi ai.

Kupina e quajti situatën “shqetësuese” dhe paralajmëroi se mosreagimi rrezikon jo vetëm sigurinë personale të Presidentes, por edhe rendin kushtetues të vendit.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 185)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com