DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aktakuzë ndaj A.V. për për veprën penale “Spiunazh” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”

24 Maj 2025
A A
Ngrihet aktakuzë për ngacmim seksual ndaj një të miture në një shkollë në Gjakovë
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë kundër të pandehurit A.V për veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 i KPRK-së si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.
“I pandehuri, A.V akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më dt. 26.06.24, në cilësinë e Agjentit Rezident, ka mbledhur dhe i ka dërguar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë, informacione dhe dokumente të rëndësishme që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës si dhe jetën e zyrtarëve shtetëror dhe të qytetarëve të saj.
Nga provat e siguruara, ka rezultuar se i pandehuri A.V kishte krijuar një rrjet të punësuarve në organizatat ndërkombëtare në Kosovë të nacionalitetit serb, nga të cilët kishte pranuar informacione dhe raporte të punës së këtyre organizatave që ndërlidheshin me aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe kishte mbledhur informacione, për persona të nacionalitet serbë, me qëllimin që ti paraqiste si bashkëpunëtorë të strukturave të sigurisë së Kosovës.
I pandehuri, informacionet dhe dokumentet e siguruara, ja kishte përcjellë zyrtarit të lart të BIA-së, R.G, shef i njërës prej Qendrave të BIA-së në territorin e Serbisë, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike.
Po ashtu, të akuzuarit, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij nga ana e Policisë së Kosovës, i janë gjetur në posedim, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi, një armë e modelit Crvena Zastava, dhe një spërkatës gaz lotsjellës, të cilat i janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.
Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që të pandehurit A.V ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimit e shqyrtimit gjyqësorë, ku të njëjtin ta shpall fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet, duke e obliguar që të paguaj edhe shpenzimet e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

KATEGORITË

  • Botë (1 035)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 256)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (64)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com