DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr

25 Maj 2025
A A
Kallas me Këshillin Gjyqësor të Kosovës bisedoi për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr
Share on Facebook

Gjyqtarët dhe prokurorët serbë që dhanë dorëheqje në veri të vendit në nëntor të vitit 2022, kanë qenë temë diskutimi në takimin mes Shefes së Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe përfaqësuesve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Pavarësisht se kanë kaluar afro dy vite, këto dorëheqje ende nuk janë formalizuar.

Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj, tha se vizita e Kallasit ishte një mundësi e rëndësishme për të prezantuar qasjen e institucionit ndaj kësaj çështjeje.

“E konsiderojmë vizitë jashtëzakonisht të rëndësishme, ka pasur mundësi të njoftohet direkt me dinamikën dhe mënyrën se si ne e kemi trajtuar çështjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve që vijnë nga komuniteti serb, por njëkohësisht edhe të prokurorëve, për të cilën situatë ne kemi pasur sigurisht, po besoj qasjen më konstruktive të mundshme, serioze dhe me kujdesin e duhur jemi duke e hetuar çështjen, prandaj për neve ka qenë një mundësi jashtëzakonisht e mirë me njoftu nga afër se si po trajtohet në kuadër të Këshillit Gjyqësor kjo çështje”, deklaroi Zogaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 562)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 787)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (332)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com